Diego Simeone ka thënë se Antoine Griezmann dhe Rapahel Varane kanë merituar më shumë Topin e Artë se sa Luka Modric.
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka uruar Luka Modric për fitimin e Topit të Artë, por ka shtuar se këtë trofe më shumë e kanë merituar dy lojtarë tjerë.
Luka Modric më 3 dhjetor fitoi për herë të parë Topin e Artë, për t’i dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Të luash për Atletico Madrid e bën më të vështirë se të tjerët për shkak të historisë sonë. Siç e tha edhe Griezmann, do të ishte shumë i lumtur po ta fitonte për atë çka dha këtë vit, ai u shpall kampion bote”, ka deklaruar Simeone.
“Të gjithë mund të zgjedhin se cili e meriton më shumë. Ne e urojmë Modric, ai bëri një sezon të mirë. Për mendimin tim, më të mirët ishin Varane dhe Griezmann.”