Drejtori i Entit Shtetërorë të Statistikave Apostoll Simovski, tha se regjistrimi provë i popullsisë po shkon më mirë se që ka menduar dhe se deri tani nuk janë regjistruar probleme teknike. Sipas tij, ndryshimet ligjore paraprake pamundësojnë ndikimin politik në regjistrimin e popullsisë si dhe manipulimet me numra. Në lidhje me reagimet e opozitës, përkatësisht VMRO-DPMNE-së, Simovski në Emisionin 200 në Alsat-M, tha se duke shpjeguar të gjitha detajet e mënyrës së regjistrimit, do të bind opozitën se regjistrimi nuk është i manipulueshëm e as i dëmshëm. Nga ekipet në terren, është thënë se popullata është mjaftë bashkëpunuese në regjistrimin testues dhe se qytetarët nuk hezitojnë të ndajnë informata që kërkohet.
Edhe tani jemi të gatshëm të debatojmë me Parlamentin, që të shpjegojmë fillimisht edhe para çdo gjëje, ja edhe para debatit të komisionit edhe para debatit kryesorë të shpjegojmë se me të vërtetë, deri në më të voglin detal do të respektohen të gjitha standardet që janë të shkruara në ligj. Popullata është mjaftë bashkëpunuese në terren dhe nuk heziton të ndajnë informatat. Kam dashur që të kemi probleme që të shohim se ku janë mangësitë, por deri tani në regjistrimin testues nuk kemi hasur në asnjë problem- deklaroi Apostoll Simoski – Drejtor i Entit Shtetërorë për Statistika. /Alsat-M/