Simovski: Të miratohet sa më shpejt Ligji për regjistrimin e popullsisë

Edhe zyrtarisht arrijnë sinjalet e para për rrezikun e prolongimit të regjistrimit të popullsisë për shkak të vonesave në miratimin e Ligjit që do ti hapte rrugën edhe përgatitjes që duhet ti paraprijë këtij operacioni.

Marketing

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, sot ju ka bërë thirrje partive politike parlamentare dhe deputetëve që të gjejnë mirëkuptim dhe kohë për të ju përkushtuar miratimit sa më të shpejtë të Ligjit për realizimin e regjistrimit të popullsisë, pasi ky operacion sipas tij është shumë i rëndësishëm si për të ardhmen e shtetit ashtu edhe për të gjithë qytetarët e vendit.

“Ky është operacion tejet i rëndësishëm për gjithë shtetin dhe për të gjithë qytetarët në të, kështu që shpresoj se parlamentarët do të gjejnë mirëkuptim dhe kohë që të angazhohen në këtë [çështje dhe ligji të sillet sa më shpejtë të jetë e mundur. Kuptohet se nuk ka dështim, sepse mund të ketë vetëm shtyerje të regjistrimit”, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.

Duke mohuar zërat se regjistrimi i popullsisë mund të dështojë përsëri sikur në vitin 2012, Simovski pranon se mund të ketë vetëm shtyrje për disa muaj, por ai kujton se ky proces është tepër i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm për tu realizuar.

“Nëse do të realizohet në muajin prill apo di[ më vonë nuk e dij, por e kemi patjetër ta realizojmë. Shpresoj se do të ketë regjistrim në kohë sa më të shpejtë, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe jo në interes vetëm të ndonjë opcioni politik në Kuvend”, shton më tej Simovski.

Vendi ynë është i vetmi në rajon që për dy dekada nuk ka realizuar regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive. Regjistrimi i fundit është kryer në vitin 2002, ndërsa në vitin 2012 regjistrim u ndërpre vetëm disa ditë pasi filloi për shkak të dallimeve në interpretimin e ligjit nga ana e partive politike.