Nuk jemi institucion që mund të thotë se anulohet apo jo regjistrimi. Ne kemi Ligj për regjistrim dhe institucioni i vetëm që mund të thotë diçka të tillë është Kuvendi, ku duhet të bëhet ndryshim i ligjit, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski, duke qenë mysafir në televizionin Kanal 5.
Enti Shtetëror për Statistikë, theksoi Simovski, qëndron në atë se mund ta zbatojë regjistrimin dhe se të gjithë qytetarët do të jenë të sigurtë, sepse do të aplikohen të gjitha masat e propozuara nga Komisioni për luftë kundër sëmundjeve ngjitëse.
Në lidhje me regjistruesit, Simovski, theksoi se një e treta e të paraqiturve tashmë janë vaksinuar, ndërsa gjysma e të tjerëve, tha se do të vaksinohen, nëse u organizohet vaksinimi.
“Edhe tre ditë kemi për paraqitje dhe paraqitja e kandidatëve të rinj, shkon mjaft intensivisht. Për këtë periudhë të shkurtër kemi mbi 1.250 kandidatë të rinj të paraqitur”, deklaroi Simovski.
Për metodologjinë, Simovski tha, se ai plotësisht është pranuar nga Eurostat, të cilët dolën me deklaratë se metodologjia jonë kompletisht është harmonizuar me standardet e Eurostat dhe KB-së.
Në lidhje me mundësinë për bojkot, Simovski theksoi, se regjistrimi nuk është vetëm e drejtë, por edhe obligim ligjor i të gjithë qytetarëve.
“Nlse dikush refuzon të regjistrohet, ndërsa të gjitha protokollet janë respektuar, atëherë do t’i mbajë pasojat. Ligji parashikon përgjegjësi kundërvajtëse dhe këtu nuk ka pardon për askënd”, tha Simovski.
Për atë nëse qytetarët e Afganistanit, të cilët duhet të arrijnë në vend, do të regjistrohen dhe do të hyjnë në statistikë, Simovski tha jo dhe theksoi se ka protokoll të veçantë për azilantët dhe refugjatët.