Simptoma e re e çuditshme e koronavirusit

Një simptomë e re është shtuar në listën e mjekëve për njerëzit e prekur me Covid-19, një ndjenjë e pazakontë që pacientët ndiejnë në trupat e tyre.

Marketing

Simptomat e njohura deri më tani kanë qenë humbja e erës, ethe, kollë e thatë, diarre, gulçim, temperaturë.

Është fakt që shumë pacientë ndajnë në rrjetet sociale atë që ndiejnë gjatë sëmundjes, dhe disa nga simptomat janë mjaft të rralla.

Njëra nga gratë që shpjegoi në Twitter zhvillimin e sëmundjes kishte një “ndjenjë elektrike në lëkurë” që në fillim, ndërsa tjetra që themeloi lëvizjen #MeToo Tarana Burke, shpjegoi se ajo dhe partneri i saj ishin të sëmurë dhe ndjeheshin se lëkura e tyre po digjej.

“Edhe kur temperatura jonë ishte mezi mbi 37 gradë Celsius, ne përdorim xhelin aloe vera për djegie për të lehtësuar simptomat. Mjeku më vonë na tha që kishte dëgjuar se edhe dy persona të tjerë kis hin të njëjtin simptomë,” shkruan Burk në Twitter.

Mjekët thonë se kjo simptomë nuk është e zakonshme, dhe se mund të jetë një përgjigje autoimune e organizmit që prek sistemin nervor të pacientëve.

“Është e qartë që është identifikuar, por ne ende nuk e dimë se sa është e përhapur,” thotë Daniel Griffin, shefi i departamentit të sëmundjes infektive në Qendrën ProHealth të SHBA-së.

Ndjenja e djegies së lëkurës mund të jetë rezultat i luftës së trupit kundër virusit, por siç thotë Griffin, neurologët nuk janë ende të sigurt nëse kjo është përgjigja e organizmit ndaj virusit po shkakton këtë ndjenjë të çuditshme, transmeton New York Post.