Simptomat më të shpeshta të COVID-19, gripit dhe ftohjes

Për shkak të simptomave shpeshherë të ngjashme, mund të jetë e vështirë që ndonjëherë të bëhet dallimi mes gripit, COVID-it dhe ftohjes. Megjithatë, disa simptoma janë specifike për njërën sëmundje.

Marketing

Në vijim gjeni një listë me përshkrime për secilën simptomë si edhe ato më të zakonshmet për infeksionet.

Simptoma: Temperaturë (37.8 gradë Celsius ose më e lartë)

Covid: Zakonisht

Ftohje: Rrallë

Grip: Zakonisht

Simptoma: Lodhje

Covid: Zakonisht

Ftohje: Ndonjëherë

Grip: Zakonisht

Simptoma: Kollë

Covid: Zakonisht (më së shumti e thatë)

Ftohje: Zakonisht (zakonisht e butë)

Grip: Zakonisht (zakonisht e thatë)

Simptoma: Humbje e shijes/nuhatjes

Covid: Zakonisht

Ftohje: Ndonjëherë

Grip: Ndonjëherë

Simptoma: Teshtima

Covid: Jo

Ftohje: Zakonisht

Grip: Jo

Simptoma: Dhimbje muskujsh

Covid: Ndonjëherë

Ftohje: Zakonisht

Grip: Zakonisht

Simptoma: Rrufë

Covid: Rrallë

Ftohje: Zakonisht

Grip: Ndonjëherë

Simptoma: Fyt i thatë

Covid: Ndonjëherë

Ftohje: Zakonisht

Grip: Ndonjëherë

Simptoma: Diarre

Covid: Rrallë

Ftohje: Jo

Grip: Ndonjëherë (te fëmijët)

Simptoma: Dhimbje koke

Covid: Ndonjëherë

Ftohje: Rralle

Grip: Zakonisht

Simptoma: Gulçim

Covid: Ndonjëherë

Ftohje: Jo

Grip: Jo

Simptomat më të zakonshme për Covid-19

– temperaturë

– ethe

– kollë e vazhdueshme (zakonisht e thatë)

– humbje e shijes/nuhatjes

Marketing