Në emisionin “Arti i financave” Klan Maqedoni, musafirë ishin Abdul-Selam Selami Zv/drejtor i Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Memet Sinani, Zv/kryetar i Federatës së bujqëve dhe Namik Durmishi, departamenti për bujqësi i ASH, ku temë debati ishte shfrytëzimi i subvecioneve në bujqësi.
“Bujqit kanë nëvojë që ekspertët të dalin në teren. Ekspertët e Pollogut në terren nuk i sheh, ato janë ose në fakultete ose udhëtime zyrtare. Agjensioni i bujqësisë që është në Tetovë janë maqedonas, por janë në terren. Ju nëse vini në qeveri, bujqësin se çoni kërkund, se merreni me politik. Nuk më duhet mua politika , më duhet ti mar sbvencionet në kohë” – duke i replikuar Namik Durmishit të ASH
“Të kënaqur nuk jemi, por po i afrohemi më të mirës . Në bujqësi nuk ka i kënaqur . Çdo herë kërkojmë sa më tepër .Me qeverinë aktuale kemi qenë më afër , bashkëpunimin që kemi pasur me gratë dhe punë të tjera , pra nga pragu i shtëpisë të shesish prodhimet që nuk ka qenë më herët e që është bërë tani. Kjo qeveri , ka bashkëpunuar me ne si fedëratë , atë që në kemi kërkuar është realizuar. Kjo qeveri, nga pikat që ne kemi kërkar , diku 30 % është plotësuar- tha Memet Sinani.
Sinani – Durmishit (ASH): Ju nëse vini në qeveri, bujqësin se dërgoni kërkund, se merreni me politikëNë emisionin "Arti i financave" Klan Maqedoni, debat në lidhje me shfrytëzimi i subvecioneve në bujqësiAbdul-Selam Selami Zv/drejtor i Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.Memet Sinani, Zv/kryetar i Federatës së bujqëveNamik Durmishi, departamenti për bujqësi i ASH
Publiée par Aktuale sur Jeudi 20 février 2020