Nga Sindikati i Pavarur i Policisë zotohen se në vazhdimësi do ta njoftojnë opinionin për kushtet siç thonë ata katastrofale të të punësuarve në MPB. Në vazhdën e publikimit të tyre, këtë radhë ata shfaqën disa fotografi për jelek anti-plumb, helmeta dhe maska mbrojtëse, të cilat janë të përdorura që nga vitet e 90-ta.
Dejan Sazdov, zëdhënës i Sindikatit të Pavarur të Policisë thotë se ata me çdo kusht do ta kthejnë dinjitetin e të punësuarve të policisë dhe do të argumentojnë çdo pohim të tyre, pasi siç u shpreh ai disa herë janë i kanë përgënjeshtruar pohimet e tyre. Me këtë thotë Sazdov, nuk kanë për qëllim që në mënyrë tendencioze të plasojnë informacione në opinion, por që kjo të ndikoj në përmirësimin e kushteve të të punësuarve të policisë.
“Deri kur Ministria do të përdor jelek anti-plumb nga viti 1991, helmeta nga po i njëjti vit dhe fatkeqësisht paramendojeni maskat mbrojtëse të cilat janë më të vjetra se vetë të punësuarit në MPB, ja pra një fotografi e cila tregon se kjo maskë kontrollin e fundit teknik e ka pasur në vitin 1961.
Për këtë fotografi, në MPB duhet të turpërohen të gjithë udhëheqësit e deritanishëm, të cilët me këtë nuk e kanë respektuar as vlerën bazë për mbrojtje të jetës së të punësuarve”, deklaroi Sazdov.