Sindikata e Administratës Gjyqësore: Të ndryshojë përllogaritja e rrogave

Sindikata e Punëtorëve të organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare nuk është e kënaqur me rritjen e pagave prej 5% për administratën.

Marketing

Ata i kërkojnë qeverisë të ndryshohet metodologjia e përllogaritjes së pagave të administratës, sipas të cilës vlera e koeficientit do të harmonizohej me nivelin e rrogës mesatare për çdo muaj.

Nëse nuk hiqet dorë nga metodologjia aktuale e përllogaritjes, nga kjo sindikatë kërkojnë llogaritje adekuate të shpenzimeve për ushqim dhe transport. Sipas kësaj sindikatem me përllogaritjen e drejtë të shpenzimeve për ushqim dhe transport do të rriteshin pagat për 4.755 denarë.

“Me rritjen e pagës minimale, koncepti i pagave në administratë, gjyqësor, prokurori dhe burgje do të jetë absolutisht jofunksional dhe i pashfrytëzueshëm. Për të shmangur kolapsin dhe grevat propozojmë mënyrë të re të llogaritjes së rrogave, me çka qeveria do të ngrisë vlerën e tanishme të koeficientit të administratës prej 81,1 denarë. Vlera e bruto pagës e paguar në korrik ishte 37.440 denarë. Kur vlerën e bruto pagës do ta ndajmë me 81,1 denarë do të na e jepte koeficientin 462. Sistem i këtillë i përllogaritjes tanimë ekziston në shumë vende evropiane dhe me këtë nëse rritet rroga mesatare do të rritet edhe rroga në administratë, nëse ulet rroga mesatare ulet edhe rroga e administratës”,- tha sekretari gjeneral i Sindikatës së Punëtorëve dhe Organeve Gjyqësore, Trpe Deanovski.

Nga kjo sindikatë theksojnë se me rritjen prej 5% rroga e një bashkëpunëtori të ri do të arrijë në 13 mijë e 883 denarë, një referent do ta ketë rrogën 14 mijë e 947 denarë dhe një referent i lartë do të merrte rrogë 15 mijë e 500 denarë.