Sindikata e kulturës, protesta para ministrisë

Në protestën e mbajtur para ministrisë së kulturës, sindikalistët e kulturës dhe të SASHKUT, thonë se të punësuarit në kulturë u vendosën para aktit të kryer dhe me forcë u jepen akte të përgatitura individualisht me çka u rregullohet e drejta e rritjes së pagave, në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe në kundërshtim me marrëveshjen kolektive në kulturë dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik.

Marketing

“Ekziston revoltë të madhe tek të punësuarit në veprimtarinë e kulturës, për tentimin e suspendimit të marrëveshjes kolektive për kulturë. Domethënë me paralajmërimet për rritje prej 10 përqind të pagave në sektorin publik, po tentohet që tek të punësuarit e kulturës, kjo rritje të jetë e përkohshme, gjegjësisht nga paga e shtatorit deri në pagën e shkurtit, që nënkupton prej marsit do të punohet sipas parimeve dhe rregullave të reja. Kjo është joparimore nga ana e ministrisë së kulturës…”, deklaroi Jakim Nedellkov, SASHK.

Nedellkov thotë se Ministria e Kulturës përmes drejtorëve dhe dhënies së vendimeve të reja si dhe presionit mbi të punësuarit, po tenton që të lidh anekse individuale që janë në përputhshmëri me aneks marrëveshjen e mëparshme të cilën sindikatat paraprakisht e kanë hedhur poshtë. U bëjnë thirrje të punësuarve të mos bien pre e presionit dhe të mos nënshkruajnë asgjë.

“I bëjmë thirrje ministrisë së kulturës dhe përgjegjësve në ministritë e tjera, të rrespektojnë parimet e marrëveshjeve kolektive. Institucionet e kulturës të tërheqin këto akte dhe vendime të njëanshme të përgatitura me urdhëra dhe aplikimi I nenit 14 nga Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik, ta zbatojnë në mënyrë të përcaktuar në pajtueshmëri me marrëveshjen kolektive”, u shpreh Verica Atanasova, Sindikata e Kulturës.

Nga Ministria e Kulturës thonë se i sigurojnë sindikatat dhe të punësuarit në kulturë se nuk ekziston arsye për mosbesim apo bazë për keqpërdorim të konkluzionit të Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes kolektive.

“Nuk ka asnjë prapavijë në zbatimin e Konkluzionit të Qeverisë për rritjen e pagës bazë në sektorin publik për 10 për qind, e cila vlen për të gjithë vendin. Gjegjësisht, mënyra e përcaktimit të pagës bazë bruto është përcaktuar në Kontratën Kolektive për Kulturë, dhe me vendimet individuale të pagave përcaktohet vetëm shuma, natyrisht e rritur për 10% në përputhje me nenin 14 të Kontratës së Përgjithshme Kolektive”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Nga Ministria theksojnë se përkufizimi deri në shkurt të vitit 2024 është për shkak të faktit që në mars do të ketë harmonizim të ri të pagës minimale ekzistuese. /Alsat.mk