Sindikata e pavarur e policisë me protesta -kërkojnë rritjen e rrogave për 25 %

Të punësuarit në polici, në policinë pyjore, në policinë e burgjeve dhe në policë gjyqësore, në shenjë revolte për pagat e ulëta, sot kanë mbajtur protestë, ku morën pjesë rreth 100 makina dhe dhjetëra këmbësorë të cilët për disa minuta kanë shkaktuar kaos në trafik, duke bllokuar udhëkryqin afër Q.T. Mavrovasja.

Marketing

Ata kanë kërkuar në mënyrë ultimative në një afat prej 15 ditësh, rritje të pagës prej 25%, edhe atë duke filluar nga ky muaj, gjithashtu kanë kërkuar edhe një marrëveshje kolektive me policinë pyjore dhe në atë të burgjeve.

“Ne po kërkojmë një pagë më të lartë sepse kostoja mujore e jetesës ka rritje prej mbi 5% në tre muajt e fundit dhe kemi edhe disa kërkesa të tjera”, thonë nga Sindikata e pavarur e policisë, e cila të njëjtat kërkesa, ditë më parë ia kishte drejtuar edhe kryeministrit të vendit, Zoran Zaev.