Sindikata e policisë gjyqësore kërkon rritjen e pagës

Polici gjyqësor me pagë prej 200 eurove nuk mund të paguajë as faturat e telefonit, e lëre më të qëndrojë para gjykatave të shtetit dhe t’i mbrojë gjykatësit, objektet ose qytetarët që hyjnë në gjykatat, deklaroi sot në konferencën për shtyp, kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë (SPP), Goce Delçev para Ministrisë së Drejtësisë ku ishte caktuar takim me ministren Renata Deskoska për zgjidhjen e problemeve me policinë gjyqësore.

Marketing

Në takimin e caktuar Delçev paralajmëroi se para ministres i kanë dhënë të gjitha detajet për problemet me të cilat përballet policia gjyqësore dhe shpreson se do të hasë në mirëkuptim dhe angazhim për rritjen e vlerave në para të të gjithë policëve gjyqësorë.

Sipas tij, shteti me pagesën e këtyre shumave qesharake, ngadalë do të fillojë t’i humbasë policët gjyqësor, ata do të largohen nga shteti dhe ne do të mbesim pa punonjës në policinë gjyqësore. I pyetur për vetingun e paralajmëruar në polici, Delçev u përgjigj se veting është i nevojshëm, por nuk dinë kur do të bëhet, sepse sindikata nuk është pyetur as nuk është konsultuar për këtë çështje. (koha.mk)