Sindikata e Policisë: Në prill duhet të ketë rritje të pagave të policisë

Ende nuk ka njoftim për rritje të pagave për policinë, ndërsa “sindikatat e tjera heshtin”. Kështu ka njoftuar mëngjesin e sotëm Sindikata e Pavarur e Policisë, e cila ka publikuar rregulloren e re për pagat e punëtorëve në MPB.

Rritje 15 për qind në pagat në shëndetësi, rritje 7 për qind në paga në arsim, 1812 denarë rritje në pagën minimale.

“Ende nuk ka asnjë njoftim për rritje rrogash për policinë, ndërsa “sindikatat” e tjera heshtin.

SPP, si e vetmja sindikatë e pavarur në polici, po monitoron me vigjilencë situatën dhe i dërgon edhe një herë një mesazh autoriteteve: Në prill duhet të ketë rritje të pagave të policisë!

Për të vendosur për hapat e ardhshëm të sindikatës në rast se policia do të mbetet sërish jashtë rritjes së pagës, po caktojmë mbledhjen urgjente të kryesisë së sindikatës për datën 03.04.2025, pas së cilës do t’i shpallim publikisht hapat e radhës”, thuhet në postimin e SPP-së në rrjetet sociale.

Marketing