Sindikata e policisë së RMV –së ,uron kryetarin e ri të Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë Dr. Marjan Kicev i dërgoi një letër z. Imer Zeqirit, i cili u zgjodh kryetar i ri i Sindikatës së Policisë së Kosovës në Kuvendin e IV Zgjedhor.

Marketing

I nderuar koleg Imer Zeqiri,
Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, në emër të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë dhe në emrin tim, t’ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj si Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK-RK), me dëshira të sinqerta për realizimin me sukses të këtij funksioni të lartë dhe të përgjegjshëm.
Gjej rastin të ritheksoj bindjen time personale se në periudhën në vijim, përmes angazhimit të ndërsjellë mund të kontribuojmë në forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet Sindikatës së Policisë së Maqedonisë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe për bashkëpunim edhe më të frytshëm sindikal.
Jam i bindur se kryesia e re e Sindikatës së Policisë së Kosovës do të vazhdojë në rrugën e sigurimit të kushteve më të mira ekonomike dhe sociale për pjesëtarët e saj.
Me urimet dhe dëshirat më të sinqerta për punën tuaj të suksesshme, ju shpreh konsideratat e mia më të larta.
Me respekt
Sindikata e Policisë së Maqedonisë
President
Dr Marjan Kicev

Marketing