Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në PTHP të Shkupit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe i bëjnë thirrje ministri aktual Vllado Misajllovski në dialog social për zgjidhjen e problemeve të ushtarëve profesionistë. Ndryshe, ata dalin protestë.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski, problemi ka 11 muaj dhe është trashëguar nga ministri i mëparshëm dhe nëse nuk zgjidhet sa më shpejt, ushtarët profesionistë do të protestojnë përpara Qeverisë si në vitin 2009.
Ushtarët profesionistë kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre, të drejtën për pension pas 45 vjetësh dhe transformimin e marrëdhënieve të punës për një kohë të pacaktuar”, tha Naskovski./Telegrafi/