Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut (AOGJSH), këto ditë me shqetësim i ndjek edhe ngjarjet e fundit dhe deklaroi se udhëheqësit e partisë në pushtet, ndërsa lidhur me propozim masat me të cilët të punësuarit në administratën dhe sektorin publik për muajt prill dhe maj duhet t’u paguhet pagë minimale.
Sindikata e AOGJSH-së edhe më tej konsideron se masat e këtilla të propozuara janë të nxituara, populiste dhe të paqëndrueshme, veçanërisht pas vlerësimit të shprehur se kursimi i përgjithshëm nga pagesa e pagës minimale për dy muaj të administratës dhe sektorin publik është 30 milionë euro. Për ne nuk është e kuptueshme sepse vetëm në shtetin tonë insistohen në shkurtimin e pagave deri në nivel të pagës minimale edhe atë nga më pak të paguarit, edhe pothuajse të gjitha shtetet në rajon dhe më gjerë me masat e ndërmarra ekonomike në përgjithësi apo vetëm në mënyrë procentuale i ulin pagat e të punësuarve.
Barazimi i pagave të funksionarëve të ardhurat e të cilëve mujore janë mbi 60.000,00 denarë, me pagat e të punësuarve të cilët marrin 17.000,00 denarë, jo vetëm që nuk është solidare por është edhe e pakrahasueshme. Kjo veçanërisht nëse merret parasysh fakti se më shumë se gjysma e minsitrave, deputetëve, drejtorëve dhe anëtarëve të këshillave drejtuese kanë biznese personale, ndërsa nëse nuk kanë, vetëm pagat të cilat ua jep shteti janë të mjaftueshme për kursime me të cilat jo vetëm që mund të qëndrojnë më shumë se dy muaj, por pas përfundimit të krizës me pagesën e bonuseve dhe mëditjeve më shumë se dy herë do t’i kthejnë vlerat e ulura.
Me masën e këtillë të paraparë krijohet hendekë shtesë dhe pabarazi të të punësuarit, ndërsa veçanërisht te të punësuarit nga Kategoria G (referentë) në administratë paga maksimale e të cilit është 16.474,00 denarë, prindërit kryefamiljarë, prindërit të cilët në familja kanë të sëmurë me sëmundje të rënda kronike, si dhe të punësuarve të cilët janë të vetmit të punësuar në familje. Duket se askush nuk i ka marrë parasysh shpenzimet e regjisë të cilat as nuk janë shtyrë as megjithatë ulur dhe furnizimet e të punësuarve me ndalesën administrative.
Për shkak ët kësaj Sindikata e AOGJSH-së i bën apel Qeverisë, duke iu referuar parimeve të solidaritetit dhe nga dispozita kushtetuese sipas së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet social, të mos e pranojë propozimin për uljen e pagave në administratë veçanërisht atyre paga e të cilëve është nën mesataren shtetërore prej 25.200,00 denarë. Propozojmë që të gjithë funksionarët e emëruar (ministra, deputetë, anëtarë të këshillave drejtues dhe ekzekutiv dhe të tjerë) ta ndjekin shembullin e ministres së Financave është në tërësi të heqin dorë nga të ardhurat e tyre mujore derisa zgjat kriza, ndërsa me qëllim t’i ndihmojnë shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do të tregohet solidaritet i vërtetë, sepse solidaritet nuk është që barrën ta mbajnë të paktën të punësuarit më pak të paguar.
Gjithashtu propozojmë, shteti në periudhë prej dy muajve ta ndërmarrë pagesën e kontributeve për të gjithë të punësuarit, ndërsa shpenzimet shëndetësore gjatë epidemisë t’i mbulojë Fondi për Sigurim Shëndetësor, e jo punëdhënësit.
Po nëse megjithatë ulja e pagave në administratë megjithatë nevojitet propozojmë zgjidhje tjetër dhe ulja të bëjë vetëm te ata të cilat janë më të larta nga paga mesatare në shtet.
Të punësuarve në Kategorinë А (sekretarë) në pajtim me Ligjin për nëpunës administrativë ulje prej 30%;
Të punësuarve në Kategorinë B (udhëheqës) ule prej 20%;
Të punësuarve në Kategorinë grupe V На V1 dhe V2 ulje prej 10%.