Sindikata kundërshton Filipçen, partneriteti privat-publik në shëndetësi i dëmshëm për shtetin

Sindikata e Qendrave klinike sot përmes kumtesës reagon në deklaratën e mbrëmshme të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe me vlerësimin se nuk është e qartë nëse strategjia për spitalet në komunat më të vogla në shtet është rajonalizim ose partneritet privat-publik.

Marketing

“Derisa Ministria e Shëndetësisë mundohet për rajonalizim dhe mbyllje të spitaleve. Sindikata e qendrës klinike është e mendimit se për atë çështje duhet të konsultohen qytetarët. Për shkak të mospajtimeve të banorëve të komunës, në të kaluarën nuk u realizua plani i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e spitalit në Kriva Pallankë.

Nëse planifikohet spitalet të jepen në pronësi të pronarëve privat, si model i partneritetit privat-publik për Sindikatën e qendrës klinike mbetet e paqartë se si ato do t’i plotësojnë kapacitetet e spitaleve dhe prej ku do të sigurojnë personel shëndetësor”, potencojnë nga Sindikata.

Ata pyesin nëse planifikohet personel shëndetësor të plotësohet në llogari të Klinikës Universitare në përbërje të Qendrës klinike dhe të njëjtat të mbesin jo mjaft konkurrente të spitaleve të tilla “publike” private.

“Duam të theksojmë se qëllimi i shëndetit publik nuk është realizimi i fitimit, por sigurimi i paqes sociale. Pasuria dhe siguria e shëndetit tonë publik është e drejta e zgjedhjes së mjekëve për të gjithë personat e siguruar, derisa e njëjta është privilegj i një numri të vogël të qytetarëve në shëndetësinë private. Njëkohësisht, shëndetësia publike shikuar në tërësi, ende e ofron shërbimin profesional më cilësor në shtet”, citojnë nga Sindikata.

Sindikata e qendrave klinike, shtohet, konsideron se partneriteti privat-publik, si marrëveshje afatgjate me obligimet e ndërmarra dhe pronarët qartë të definuar është i dëmshëm për shtetin, të punësuarit në institucionet shëndetësore publike, ndërsa sigurt më së shumti për pacientët dhe qytetarët.

Për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore, sipas përcaktimit, nga Sindikata e qendrës klinike informojnë se do ta ndërpresin komunikimin me opinionin dhe mediumet deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Marketing