Sindikatat e policisë dhe të armatës, protesta para qeverisë për harmonizim të rrogave

Sindikatat e Policisë dhe të Armatës me protesta para Qeverisë kërkoi harmonizimin e pagave me pagën minimale për punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Mbrojtje.

Marketing

Ata kërkuan edhe sistemim të pjesëtarëve të ushtrisë nëpër institucione pasi të mbushin 45 vjet siç është parashikuar me Ligjin për shërbim në Armatë. Nëse brenda dy javësh nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata paralajmëruan vendosjen e tendave para Qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Dellçev theksoi se presin përgjigje të shpejtë edhe nga kryeministri, nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punëve të Brendshme.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Adnan Aliti theksoi se kjo protestë është paralajmërim për Qeverinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme ta mbajnë premtimin nga viti 2019 për një pjesë të pjesëtarëve sipas ligjit të cilët i plotësojnë kushtet të transferohen në Policinë kufitare.