Serbët solidarizohen me Ukrainën: Putin është çmendur (FOTO)

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dje ka pohuar se nuk do të vendos sanksione kundrejt Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Marketing

Por, qytetarët serbë kanë protestuar në qendër të Beogradit, gjegjësisht organizatorë të kësaj proteste ishin “Gratë në të zeza”.

Protestuesit kishin pankarta në të cilat shkruhej “Putin, mbaji duart larg Ukrainës”, “Ndal luftën në Ukrainë”, “Gratë në të zeza kundër luftës”, “Putini u çmend”, “Stop Putin, ndalo luftën”.

Flamuri i madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen janë parë në protestë. Kjo organizatë e grave disa herë ka protestuar duke kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

Ndryshe, Rusia tash e tre ditë ka filluar pushtimin e shtetit ukrainas, të cilën gjë e kanë dënuar shtetet Perëndimore.