Masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit, ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë qytetarë në shtete të ndryshme të botës.
Mësohet se sindikatat greke të punëtorëve, të mbështetura dhe nga Partia Komuniste organizuan një protestë për të shënuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punonjësve.
Në shtetin helen janë edne në fuqi masat parandaluese të COVID-19, por protestuesit kanë respektuar disatncën ndërsa autoritetet ishin në gatishmëri.
Qytetarët qëndruan për disa minuta në sheshin kryesor të Athinës, përballë Parlamentit. Protestuesit me flamuj të kuq në duar, por edhe me maska dhe dorashka kërkuan më shumë të drejta për punëtorët.