Një grup i sindikatave dhe shoqatave i kërkuan Komisionit Rregullator që të tërhiqte menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë.
Ata vlerësojnë se rritja e çmimit të energjisë elektrike me 7.4 përqind është skandaloze. Ata thonë se një vendim i tillë është tepër i ulët, pasi po merret në kulmin e krizës më të madhe të kohërave të fundit, kur mijëra njerëz humbasin vendet e tyre të punës ose marrin ulje pagash, si dhe në një kohë kur zbulohen përvetësime të ndryshme nga kompanitë që morën ndihmë shtetërore dhe nuk paguan pagat e punonjësve.
“Një projektvendim i tillë është i dëmshëm dhe konfirmon edhe një herë se goditjen më e madhe nga kriza do ta kenë personat më të prekur ekonomikisht dhe punëtorët”, thonë nga sindikatat.