Janik Siner është fitues i Australian Open.
Tenisti italian triumfoi në finalen ndaj gjermanit Aleksandër Zverev zhvilluar në Arenën “Rod Lejvër” në Melburn.
Suksesi ishte 3-0 dhe rezultati i seteve ishte 6-4, 7-6 e 6-3. Ky ishte Grand Slemi i tretë i fituar nga Siner në karrierë, ndërsa Australian Open ishte fituar edhe vitin e kaluar.
Në moshën 23-vjeçare, italiani konfirmohet si numri 1 i renditjes botërore dhe si një nga pasardhësit më të denjë të treshes së madhe të përbërë nga Gjokoviç, Nadal e Federer.