Sipas bastoreve të Eurovisionit ja kush është favorit

Evrovizioni këtë vit, edhe si çdo vit tjetër, pritet që të jetë një garë interesante dhe shumë e ngushtë. Uebfaqja Eurovisionworld, ka publikuar se sa janë kuotat e basteve për secili shtet, dhe sa janë shanset e secilit shtet për fitore.

Marketing

Holanda këtë vit konsiderohet të jetë favorite për ta fituar garën e cila do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Shancet për të fituar Holanda janë 21%, ndërsa gjithashtu edhe kuota e Holandës për të fituar është më e vogla. Disa faqe të basteve ia kanë vënë kuotën 3.4 e disa 3. Por vlen të ceket se në asnjë bast, kuota nuk është më e madhe se 3.5. Këtë vit Holanda do të përfaqësohet nga Duncan Laurance me këngën “Arcade”.

Në vend të dytë qëndron Rusia, e cila përfaqësohet nga këngëtari Sergey Lazarev, me këngën e quajtur “Scream”. Shanset që të fitojë Rusia i ka 13%, me kuota që sillen nga 5.0 deri më 6.0

Në vendin e tretë me 9% shanse për të fituar qëndrojnë Zvicra dhe Suedia.

Ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e 32, me 1% shanse për të fituar dhe me kuota marramendëse. Kuota që Shqipëria të fitojë është nga 50 deri në 201, duke dalluar nga kompania e basteve.

Kujtojmë që vitin e kaluar Evrovizionin e fitoi Izraeli, dhe këtë vit edhe pse me shumë polemika, u vendos që organizimi të bëhet në Tel Aviv.

Marketing