Sipas shkencëtarëve, fëmija më i madh është më i mençuri

Fëmijët e parë zakonisht në çdo familje, zakonisht janë më inteligjent dhe me shumë talente.

Marketing

Shkencëtarët pretendojnë se rendi ynë i lindjes dhe rendi i lindjes së fëmijëve tanë ka të bëjë shumë me inteligjencën tonë dhe aftësitë e tjera.

Në vitin 2017 është bërë një hulumtim rreth kësaj çështje, ku kanë bërë testet e inteligjencës në mes motrave dhe vëllezërve dhe kanë gjetur se për shkak vëmendjes dhe stimulimit më të madh nga ana e prindërve fëmijët e parë zakonisht janë më inteligjent dhe tregojnë më shumë aftësi në aspektin e të të menduarit, raporton “Bright Side”.

Prindërit, zakonisht i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të parë dhe këta e ndjenjë presionin e tyre dhe për këtë arsye punojnë më shumë ndërsa zakonisht fëmija i dytë zakonisht marrin më pak vëmendje nga prindërit kur vjen puna tek arritjet.

Ndërsa, fëmijët pas të dytin zakonisht mund të ndjehen më të vetmuar, kështu që prindërit duhet të sigurohen që janë duke kaluar më shumë kohë me ta.

Me fëmijën e parë, prindërit dëshirojnë të jenë të suksesshëm edhe emocionalisht edhe intelektualisht, sikur të jenë në ndonjë garë për të rritur fëmijën perfekt. Për këtë arsye, fëmijët e parë e ndjenjë si obligim të mësojnë më shumë dhe të jenë të suksesshëm.

Marketing