Ish anëtari i Fiorentina, Juventus, Liverpool, PSG, Auxerre, Valencia e Levante, Mohamed Sissoko, ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij në futboll.
Lojtari ka bërë të ditur lajmin për ‘RMC’, duke thënë: “Jam këtu për t’iu thënë se është fundi. Do t’i jap fund karrierës në futboll. Është një vendim i vështirë për t’u pranuar” ka thënë Sissoko, transmeton lajmi.net.
“Futbolli është jeta ime. Por, është vendimi i duhur” ka shtuar tutje mesfushori.
Eksperienca e fundit për lojtarin ishte me Sochaux, në Ligue 2 të Francës.
Sissoko ka luajtur edhe për kombëtaren e Malit.