Sisteme fotovoltaike sipas parimit “çelës në dorë”

EVN photovoltaic

Në çatinë e një shtëpie private në lagjen Taftalixhe në Shkup është instaluar sot centrali i parë fotovoltaik për amvisëri.

Marketing

Në këtë objekt, siç njofton Zyra për informim e EVN-së, janë instaluar 12 panele me fuqi të përgjithshme maksimale të instaluar prej 3kW. Kjo zgjidhje është zhvilluar nga ekipi ekspert i EVN, i cili bëri analiza të specifikave të objektit dhe në mënyrë që maksimalisht të shfrytëzohet potenciali i energjisë diellore ata përgatitën zgjidhje të personalizuar për konsumatorin.

Shfrytëzim më i madh i energjisë diellore përmes zgjidhjeve inovative dhe teknologjive bashkëkohore, është shërbimi i ri i EVN i cili është i disponueshëm në treg për të gjithë konsumatorët e interesuar me ç’rast kompania ofron zgjidhje të plotë sipas parimit “çelës në dorë” për sisteme fotovoltaike për të gjitha amvisëritë dhe bizneset në Maqedoni.
Në promovimin e centralit të parë fotovoltaik të EVN mori pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Jam veçanërisht i kënaqur që Ligji i ri i Energjetikës është veçmë duke i dhënë rezultatet e para pozitive. Nëpërmjet këtij projekti të EVN Maqedoni këta sisteme të centraleve fotovoltaike janë duke u bërë të disponueshme për qytetarët dhe kompanitë. Energjia diellore është ekologjikisht e pastër dhe e pashtershme. Maqedonia jonë është vendi i Diellit – këtë burim të madh natyror të pashtershëm dhe potencial, me anë të punës së përbashkët dhe investimit duhet ta bëjmë që të jetë një nga gjeneruesit e rritjes ekonomike”, theksoi Zaev.

Potenciali vjetor i prodhimit të energjisë diellore në Maqedoni vlerësohet të jetë 1.300-1.550kWh/kWp dhe kjo përfaqëson qëllim të qartë për shfrytëzim në të ardhmen.

“EVN si udhëheqëse e tregut i ndjek trendet botërore për investim sa më të madh në energjinë ripërtëritëse. Krijuam ekip ekspertësh që zhvillojnë zgjidhje të përshtatura për konsumatorët dhe tani energjia diellore në Maqedoni është e disponueshme si për amvisëritë ashtu edhe për kompanitë. Jam i bindur që interesimi për këtë shërbim të ri do të jetë i madh, veçanërisht tash kur janë parashikuar ndryshime të reja për qytetarët në treg”, deklaroi Sasho Stojkoski, anëtar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

Me instalim të centralit fotovoltaik përkatësisht paneleve solare, në vit një amvisëri mund të mbulojë mbi 30 për qind nga konsumi i përgjithshëm vjetor i energjisë elektrike. Kompanitë përveç që mund të kursejnë përmes prodhimit të a.q. “energji e gjelbër” për nevojat personale, ata gjithashtu do ta forcojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore me anë të zvogëlimit të ndotjes së ajrit.

Të gjithë të interesuarit për këtë shërbim të ri të EVN, mund ta vizitojnë Info Qendrën në qendër të Shkupit ose të drejtohen në [email protected]. Shërbimi është “çelës në dorë” që nënkupton analizë, zhvillim të zgjidhjes specifike, instalim të kompletuar dhe mirëmbajtje të sistemit fotovoltaik. shk/15:35

Marketing