Sistemi shëndetësor i gatshëm për pikun e epidemisë që pritet në fund të prillit

Sistemi shëndetësor në vend është i gatshëm të pranojë numër shumë më të madh të pacientëve se sa që po trajtohen tani në spitale, ndërkaq është i gatshëm ehe për pikun e epidemisë së koronavirusit , i cili sipas vlerësimeve do të duhej të ndodhë në fund të prillit. Këtë e mundëson gatishmëria e plotë e sistemit shëndetësor, numri i mjekëve specialistë, numri i mjekëve amë, qasja e pacientëve ndaj mbrojtjes shëndetësore, ndaj institucioneve, që është mjaft solide.

Marketing

Këtë e pohoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit për rritjen e kapaciteteve për hospitalizim të të infektuarve nga Kovid-19, do të kontribuojë edhe Spitali mobil afër Klinikës infektive që pritet sot të vihet në funksion.

“E presim kulmin dhe mendoj se modeli i trajtimit në të cilin do të mjekohen pacientët të sëmurë rëndë, dhe mesatarisht rëndë në institucionet ku ka specialistë të mjekësisë infektive, këtu para se gjithash mendoj për Klinikën e Sëmundjeve Infektive me kapacitet shtesë,i cili tani praktikisht do të dyfishohet, më tej në spitalin “8 Shtatori” ku ka infektologë dhe repart infektiv por edhe kapacitete të tjera, një numër i mjaftueshëm i shtretërve spitalor në kombinim me trajtimin shtëpiak, si një farë mënyre shembull që morëm nga qasja ndaj pacientëve me koronavirus në Gjermani është shumë solid dhe mund të aplikohet në vendin tonë, mund të absorbojmë një numër më të madh të pacientëve”, tha dje Filipce.

Sipas tij, është mirë që sistemi në njëfarë mënyre është vendosur midis disa niveleve të institucioneve brenda sistemit shëndetësor.

Ai thekson se në vend ka mjaft epidemiologë dhe infektologë. Me atë rast Filipçe tha se kemi rreth 60 infektologë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve punojnë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe pjesën tjetër në reparte në të gjithë vendin. Në këtë moment, sipas informatave me të cilat disponon, është një infektolog i sëmurë nga Kumanova, dhe infektologu nga Shtipi, i cili është në vetëizolim.

Përndryshe, në pritje të përhapjes së mëtutjeshme të epidemisë në vend, piku i së cilës pritet nga fundi i prillit, Ministria e Shëndetësisë hapi llogari dedikuese donacioni për grumbullimin e ndihmës së drejtpërdrejtë financuese në donacione monetare për furnizim të mallrave, të mirave dhe shërbimeve që nevojiten për mbrojtje të popullatës nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit ndërroi jetë një grua 65-vjeçare, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja të koronavirusit në vend, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me KOVID-19 paraqet 354 perosna. Numri i përgjithshëm i testimeve të bëra deri më tnai në vend është 3.775.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar nëntë të sëmurë të rinj nga virusi korona, me çka numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 59, 12 janë me pasqyrë më të rëndë klinike prej të cilëve pesë janë vendosur në ventilim mekanik. Me këtë kapacitetet e Infektives janë plotësuar me 50 për qind.

Njëherit, nga Klinika për Sëmundje Infektive janë lëshuar pesë pacientë të cilëve iu janë bërë dy testime të cilët janë negative, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të dërgohen në mjekim shtëpiak. Prej 28 pacientëve në Dibër të cilët janë në mjekim shtëpiak, sqaroi, 11 prej sot,dhe në ditët në vijim po merren mostra dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me testimet, ministri Filipçe paralajmëroi se në plan është rritja e kapaciteteve të pikave për testim në të gjitha komunat ku kjo nevojitet, duke pasur parasysh faktin që në disa komuna është rritur koha e pritjes për marrje të strishos.

Me hapjen e pikës së katërt dje, është dyfishuar kapaciteti në Shkup, dhe gjithashtu do të hapen edhe pika tjera të testimit.

“Deri javën e kaluar në Shkup, punonin vetëm dy postblloqe të testimit, ndërsa sot u hap edhe e katërta. Sot na njoftuam se është përgatitur dhe vendosur në funksion edhe postblloku në poliklinikën Mlin Ballkan, si dhe ekipi mobilizues për qytetarë më të moshuar në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tyre amë. Duke marrë parasysh që në pjesë të caktuara të komunës me të vërtetë është rritur koha e marrjes së mostrave të materialeve të testimit, ne planifikojmë të rrisim kapacitetin e postblloqeve të testimit në të gjitha komunat ku nevojitet”, shtoi ministri.

Deri në fund të javës, përveç Qendrave të shëndetit publik, edhe një ose dy postblloqe të testimit do të hapen në shtëpitë shëndetësore, në përputhje me madhësinë e shtëpive shëndetësore. Ai shtoi se kjo tashmë është planifikuar në Shkup, dhe në komunat e tjera së pari do të analizohet nëse koha e pritjes.

Sipas shembullit të vendeve evropaine, edhe tek ne paralajmërohet ndjekja e personave të cilët janë në izolim përmes aplikacionit mobil, i cili po përpunohet për momentin.