Së fundmi, qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 40 të saj miratoi planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5, nismë kjo që realizohet për një kohë relativisht të shkurtër që se zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Artan Grubi, përcjell Agjencia e Lajmeve FLAKA
Ky plan erdhi si rezultat i miratimit të një ligji të veçantë vetëm për këtë kategori të të punësuarve në administratë, e që zgjidhë problemin e sistematizimit të këtyre nëpunësve pa vend pune prej shumë vitesh.
Kjo çështje ishte e hapur prej vitesh por po zgjidhet pa kaluar 6 muaj nga marrja e postin nga zv.kryeministri Grubi.
Vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim. Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrativ.
Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e obliguar që brenda 15 ditëve pas miratimit të Planit, të përgatisë vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet në organet e administratës shtetërore.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se organet e administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre, percjell FLAKA
Sipas Grubit, Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës.