Situata e rënduar nga përmbytjet në Shqipëri, i kërkojnë ndihmë ushtrisë

Reshjet e shumta kanë rënduar situatën edhe në Shkodër pasi gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Marketing

Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm. Ndërkohë rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.