Pas situatave të tensionuara nëpër KZAZ-të e vendit, pritet që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të dalë në një deklaratë urgjente për mediat.
Është lajmëruar se deklarata mbahet në orën 14:30.
Forcat policore po mbrojnë KZAZ në bashkitë që drejtohen nga opozita, pasi mbështetës të opozitës, policitë bashkiake kërkojnë lirimin e tyre në zbatim të dekretit të presidentit i cili anuloi datën e zgjedhjeve.
Në shumë prej KZAZ-ve te vendit ka pasur përplasje mes mbështetëse të PD dhe policisë së rendit.
Kujtojmë se në Kukës policia bashkiake dhe ajo e rendit arritën në një marrëveshje, për nxjerrjen pa dhunë të materialeve zgjedhore nga KZAZ numër 11.