Ende nuk ka një vendim se si do të zhvillohet gjysëm vjetori i dytë tani që rastet covid po shtohen.
MASh dhe Ministria e Shndetësisë janë në koordinim të vazhdueshëm e ndjekin me kujdes situatën epidemiologjike e janë gati për të gjithë skenarët eventualë nëse e njejta përkeqësohet.
“Ende jemi në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Ata e rivlersojnë situatën dhe sigurisht skenaret e tjera i kemi në dispozicion. Por, ripërsërisim se në fund duhet të mbyllen shkollat dhe të parat të hapen. Këto janë rekomandime jo vetëm të shërbimeve shëndetësore dhe ekspertëve arsimor, por edhe të shërbimeve ndërkombëtare siç është banka qëndrore dhe UNICEF. Të udhëhequr nga këto principe gjithmon do të mbrojm interesin e fëmijëve të cilët kryesishtë duhet të jenë në Shkolla sepse jo vetëm që fitojn njohuri por e rëndësishme është edhe shëndeti mental dhe socializimi i tyre”, u shpreh ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska.