Numri i vdekjeve nga Covid në Maqedoninë e Veriut, sipas ministrit Sali, duket i lartë pasi sipas metodologjisë së regjistrimit, çdo pacient I vdekur pozitiv me Covid-19 regjistrohet si i vdekur me virusin korona, megjithëse kjo nuk do të thotë se vdekja ka ardhur si pasojë e infektimit.
“Sipas të dhënave në bazë ditore pandemia në vendin tonë ka filluar të ulet ,cdo ditë kemi zvogëlim të numrit të të infektuarve dhe të personave të hospitalizuar dhe shpresoj se për një periudhë më të shkurtë nuk do të ketë nevojë për masa shtesë.”, tha Sali.
Sa i përket vendimit qeveritar për karantinim të personave të infektuar me Covid-19 Sali shpjegoi se personat duhet të kontaktohen nga mjeku amë në ditën e shtatë, nëse nuk kanë simptome të njëjtit mund të dalin nga karantina, në të kundërtën, masa e izolimit vazhdohet për tre ditë. Ministri Sali premtoi gjithashtu se do të bisedojë me laboratorët privatë dhe Fondin e Shëndetësisë për çmimet e larta që qytetarët paguajnë për testet Covid dhe shërbimet laboratorike.