Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duhet të jemi të vetëdijshëm, absolutisht të gjithë, se nëse nuk iu përmbahemi masave dhe ka transmision të rritur të virusit dhe numër më të madh të pacientëve, sërish do të vendosen masat restriktive. Sa më shumë t’i respektojmë masat dhe sa më shumë qytetarë mbajnë maska, siç thekson Filipçe, reduktohet në minimum rreziku nga bartja e virusit. Vjeshta është periudhë absolutisht e rrezikshme, jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha vendet.
“Muajt e vjeshtës, personalisht konsideroj se do të jenë rrezik i madh për përkeqësim të situatës me atë që hapja e kopshteve, shkollave dhe sërish komunikim i shtuar mes të rinjve është rrezik plotësues dhe prandaj janë edhe këto përgatitje, i shtretërve shtesë, jashtë nga kapacitetet e tanishme spitalore. Ai frekuentim i sërishëm i shoqërimit të të rinjve në[ shkolla dhe në kopshte. Muajt e vjeshtës me mot më të ftohtë, pamundësia e qytetarëve të presin jashtë në radhë, janë rrezik shtesë”, theksoi Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp.
Shqetësimi ekziston edhe nga rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19 në vendet e rajonit. Për këtë shkak, është e mundur sërish të vendosen masa të caktuara për hyrje në shtetin tonë, nëse konstatohet se ekziston rrezik për sistemin tonë shëndetësor.
“Rreth kufijve, intensivisht kemi shqyrtuar informacionet gjatë fundjavës por edhe mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive, kemi biseduar edhe me përfaqësues, epidemiologë nga qendrat për shëndet publik në shumë qytete në pjesën jugore të Serbisë dhe po presim edhe disa informacione shtesë. Dua të them se është absolutisht e mundur që ditëve në vijim të rekomandojmë masa, nëse vërtetojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve nga këta vende mund të rrezikojë sistemin tonë”, pohoi ministri Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp.
Në bazë të të dhënave të marra, dy ditët në vijim do të vendoset nëse do të ndërmerren masa në kufij.