Situata në Afganistan, Osmani në vijë me SHBA-në

Kryediplomati i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është pozicionuar në vijë me amerikanët karshi çështjes afgane. “Maqedonia fuqishëm mbështet Deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA dhe aleatët e NATO-s.

Marketing

I bashkohemi përpjekjeve të përbashkëta në sigurimin e largimit të sigurt të shtetasve të huaj dhe afganëve që duan të ikin nga Afganistani”, ka shkruar Osmani.

Ai sot ka mbajtur edhe konferencë për media ku ka folur për situatën në Afganistan dhe është zotuar se është në kontakt të vazhdueshëm me shtete mike dhe kompani të ndryshme për të siguruar kthim të sigurt të shtetasve tanë nga Afganistani.

Marketing