Situata e fundit në Këshillin Gjyqësor me shkarkimin e Damevës paraqet skenë të pakëndshme, aq më tepër në një shtet që negocion me BE-në ,thotë shefi i shtetit, Stevo Pendarovski. Sipas tij, kritikat e ashpra për jurisprudencën vijnë me të drejtë nga faktori ndërkombëtar, ndërsa vendit kjo i kushton me njollosje të demokracisë. Dëmtohen edhe gjykatësit tjerë, sepse nuk mund t’i marrin pagat.
“Kjo situatë duhet të rregullohet një orë e më parë, jo vetëm për pagat e gjykatësve, por për faktin se kjo situatë e njollosë dosjen evropiane demokratike të RMV-së, ku jo rastësisht i kemi reagimet edhe nga BE-ja edhe nga ambasada e ShBA-së. Këto janë reagimet më kritike dhe më të ashpra për gjendjet e sistemit të jurisprudencës në vendin tonë që nga vitet e 90-ta.”, – deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.