Situata në veri, Osmani në takim me Kurtin dhe ambasadorin amerikan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani njoftohet se është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Po ashtu në këtë takim i pranishëm është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Marketing

Ky takim theksohet të jetë thirrur për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit.

Të pranishëm në këtë takim thuhet të jetë edhe zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe zyrtar të tjerë shtetërorë.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës në veri të vendit pati edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Situata njoftohet të mos jetë aspak e qetë, derisa serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuar për qarkullim dy pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.

Alarmi në veri të Mitrovicës është aktivizuar sërish, derisa zyrtarët policorë po qëndrojnë aty për të siguruar rendin dhe qetësinë.

Marketing