Ministria e Mbrojtjes serbe:Ushtria nuk ka hyrë në territorin e Kosovës

Vijon të jetë e tensionuar situata në Veri të Kosovës, pasi pala serbe kundërshton marrëveshjen e reciprocitetit të targave të automjeteve e cila hyn në fuqi më 1 gusht.

Marketing

Policia e Kosovës reagoi për situatën ku deklaroi se ka pasur të shtëna armësh, por nuk ka persona të lënduar.

Për situatën e krijuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes serbe ka njoftuar se ushtria nuk e ka kaluar vijën administrative dhe nuk ka hyrë në Mitrovicë.

“Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur konflikte ndërmjet ushtrisë serbe dhe të ashtuquajturës polici të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes njofton se ushtria serbe nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”,-deklaron ministria serbe.

Marketing