Situata te Real Madrid një ditë para finales në Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës, nuk është aspak e qetë.
Madrilenët kanë pretendime për gjyqtarin e ndeshjes, Ricardo de Burgos Bengoetxea, i cili sipas tyre vepron kundër Realit.
Drejtuesit e “Los Blancos” kanë bërë kërkesë që të ndryshohet arbitri i finales, por kjo nuk është pranuar.
https://www.facebook.com/share/1Bx546ydfH/
Në këtë situatë, te Reali kanë vendosur të anulojnë konferencën për shtyp dhe stërvitjen zyrtare, si shenjë proteste.
Përveç kësaj, ata nuk do të marrin pjesë në asnjë ngjarje zyrtare para ndeshjes në Kupën e Mbretit. /tvklan.al