Nisur nga situata kritike e pandemisë së COVID në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka anuluar udhëtimin drejt Austrisë ku sot pasdite do të mbahet Forumi Evropian Alpbach 2021,
Pasditen e sotme ai do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
“Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, bën të ditur zyra e kryeministrit.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona si pasojë e COVID ndërkohë që janë konfirmuar pozitivë rreth 2 mijë raste të reja.