S’ju intereson shqiptaria por pushteti

Koment: TetovaSot
Gojën plot shqiptari, reforma, ndryshime ndërsa sytë gjithnjë tek pushteti pa asnjë kusht. .Asnjë fjalë kundër mandatarëve maqedonas që mos i hidhërojnë sepse ëndrra e tyre është të bëhen palë me t’a, të qeverisin me ta .S’ka rëndësi se populli ua tregoi derën edhe kësaj rradhe .Duhej të arratiseshin nga politika por po bëjnë dëmin akoma më të madh sepse po luftojnë të arrijnë qëllimet maqedonase vetëm mos përfitojnë shqiptarët rolin e merituar në shtetin plot kontradikta që gjithnjë gjen argatë për realizimin e qëllimeve të tyre .Arma e fortë e tyre pra e opozitës shqiptare e dalë nga kjo zgjedhje është kamuflimi .Në publik “shqiptarë” të mëdhenj, ndërsa në prapaskenë duke luajtur lojëra të ndyta antishqiptare , duke mohuar me cdo kusht Kryeministrin shqiptar .Duan ta pengojnë me gjithë forcën e shpirtit që kryeministri të mos bëhet ndërsa vetë luftojnë që kjo mos ndodhë duke qëndruar nëpër korridoret e partive maqedone .Ky poshtërim shqiptar nuk mbahet mend të ketë ndodhur kurrë më parë në këto përmasa. Gjithë kohën duke pritur tu troket dikush humbësve serik për ti ftuar ti marrin në bashkëqeverisje duke shkelur gjithcka , cdo parim demokracie dhe duke shkelur vullnetin e popullit të tyre .Pyetja që akoma nuk merr një përgjigje është si u shfaqën në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut këta tinëzarë politikë që natën bëjnë plane kundër shqiptarëve për marrëveshje me maqedonasit ndërsa ditën duan të duken si “heronj “të cështjeve të mëdha shqiptare?!.Gjithë të tjerët që janë në Qeveri janë të mbrapshtë ndërsa vetë janë pjesë e po asaj qeverie dhe u duket se janë kaq të ndershëm dhe dinjitozë duke qenë puthadorë dhe parti periferishë që ulin pazaret e politikës shqiptare fiks si u konvenon partive maqedonase.Zaev nuk e do kryeministrin shqiptar dhe Sela e Gashi nuk e duan një të tillë në koordinimin perfekt mes tyre .Armiku për ASH dhe AAA janë partitë rivale shqiptare por që këta opozitarë që duhet ti thonë lamtumirë politikës për shkak të humbjeve serike , akoma prishin planete mëdha shqiptare dhe merren natë e ditë për të luftuar në këtë rast BDI-në dhe për të lartësuar LSDM-në dhe VMRO-në që e shohin si një portë ku mund të hyjnë në skenën e madhe politike për kauza personale dhe klanore .

Marketing

I rrotulluan të gjithë gurrët vetëm të jenë pjesë e pushtetit me Zaevin si ASH poashtu edhe Alternativa.Tani duan me cdo kusht të jenë sërish pjesë e pushtetit .Ata janë si Eskili , ai humbës i madh por sërish duan të manipulojnë me opinionin se janë ata që luftojnë për ” kauzën shqiptare”, një film i diktuar tashmë nga shqiptarët .
Paramendoni me këta subjekte të apetiteve për pushtet cfarë mund të përfitojnë shqiptarët nëse ata qeverisin .Ata që në fakt nuk kanë asnjë cmim dhe shiten lehtë për ca poste dytësore vetëm të realizojnë qëllimin e tyre dhe qëllimin maqedonas .Duan të jenë pjesë e pushtetit , dhe imagjinoni se cfarë mund të presin shqiptarët nga një kastë e tillë politike e zhytur në servilizmin e tyre për pushtet sepse pa të ata shuhen .TetovaSot

Marketing