Skuadra e Rubin Kazan ka marrë rrugë drejt Nizhny Novgorodit të Rusisë, ku nesër luan ndaj Pari NN.
Në një video të publikuar shihet se në udhëtim është përfshirë edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline
Daku ka udhëtuar me skuadrën dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme, e para për sezonin e ri të futbollit rus.
Kujtojmë që Rubin Kazan kishte paralajmëruar një dënim për Dakun, shkaku i gjesteve “patriotike” në Euro 2024 – duke lënë Shqipërinë në “lloç” pas dënimit nga UEFA.