S’ka dritë në horizont, asnjë përparim për takimin e Zelenskyt dhe Putinit

Nuk është arritur asnjë marrëveshje për bisedim mes presidentit rus dhe ukrainas, pavarësisht përpjekjeve të Turqisë për të organizuar një takim mes Zelenskyt dhe Putinit, tha ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak.

Marketing

Podolyak theksoi se ka rritje të përpjekjeve ruse për të “shkatërruar plotësisht” qytetin port jugor të Mariupolit. Më herët, ai tha se shpërthimet e dëgjuara në tre provinca ruse në kufi me Ukrainën ishin “karma”, hakmarrje për pushtimin e vendit nga Rusia.

Ai mohoi përgjegjësinë e Ukrainës për sulmet në provincat ruse.

“Herët a vonë borxhet do të duhet të shlyhen”, tha ai, citon BBC.

Më herët sot, guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se një depo armësh është përfshirë nga zjarri pranë fshatit Staraya Nelidovka, që ndodhet 20 nga kufiri ukrainas.

Për fat të mirë zjarri është shuar, nuk ka pasur lëndime apo dëmtime në ndërtesa banimi.