S’ka fitues në derbin e madh mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United ka përfunduar pa fitues
Ky derbi i javës së 17-të në Premierligë.

Marketing

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Anfield” përfundoi baras dhe pa gola (0:0).

Të dy skuadrat regjistruan raste shënimi, mirëpo që asnjëra prej tyre nuk i konkretizuan me gol.

Liverpooli ka humbur pozitën e liderit pas këtij barazimi, e cila tani mbahet nga Arsenali.

“Të Kuqtë” renditen në pozitën e dytë me 38 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa si e treta. Të dy këto skuadra kanë nga një pikë më pak se “Topçinjtë”.

Manchester United është i shtati me 28 pikë.