Roma dhe Inter kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ‘Olimpico’ në derbin e javës së 34-të në Serie A.
‘Zikaltërit’ të parët kaluan në epërsi me anë të mbrojtësit Stefan de Vrij.
Fundi i pjesës së parë solli barazimin, me Leonardo Spinazzola që shënoi për 1:1.
Roma arriti që në pjesën e dytë të përmbysë rezultatin, kur shënoi Edin Dzeko.
Humbjen e Interit e evitoi Romelu Lukaku, duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 88’.
Me këtë barazim, Interi mbetet pesë pikë larg Juventusit, që ditën e hënë takohet me Lazion.