Kam 72 vjet, jam në vitin e 73-të. As fizikisht, as psikikisht nuk jam i aftë për të punuar. Tani po rrokullisem , nuk eci.
-Nuk më intereson. Jam shumë e moshuar dhe nuk jam e interesuar për të punuar.
-Po, shpirti im, do të punoja, jo se dua. Më shumë do të doja të shkoja me pushime, në det, eshtrat e mia duan kripë. Dua, dua të shkoj me pensionistët.
-Nuk na mjafton për shpenzimet mujore, për të blerë ilaçet.
-Nuk më mjafton për të paguar rrymën, jetoj vetëm, duhet të punoj vetë.
-Kudo që të më thërrasin do të punoj, do t’i zëvendësoj, do të punoj edhe atje. Pra, profesioni nuk më pengon. Edhe president të më bëjnë.
-Unë nuk do të punoja në këto vite. Ata që janë më të rinj se unë, që janë pensionistë, mendoj se duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Punëdhënësit nuk presin efekte të mëdha nga ligji, sepse janë lënë jashtë shumë veprimtari, ndër to edhe ndërtimtaria. Ata thonë se do të legalizohen vetëm ata që tashmë punojnë në të zezë.
“Në thelb, ligji duhet ta lehtësojë këtë lloj punësimi, me atë që nuk ka nevojë për shpallje, është mënyrë më e thjeshtë e paraqitjes së punëtorit, me anë të telefonit celular dhe në vend të të gjitha kontributeve do të paguhet vetëm për pension dhe sëmundje profesionale. Pra, nuk do të paguhet shëndetësia (7.5%) dhe papunësia (1.2%)”, tha Angel Dimitrov.
Ligji parashikon që kontributet për sigurimin pensional dhe shëndetësor t’i paguajë punëdhënësi. Pritjet janë që 30 mijë persona të vihen në dispozicion të tregut të punës.