S’ka marëveshje për rritje të rrogave

Pa marrëveshje konkrete për rritje të pagave ka mbaruar mbledhja e Këshillit ekonomiko-social të përbërë prej Qeverisë dhe sindikatave të vendit. Palët janë dakorduar vetëm që të bëjnë përllogaritje të reja dhe takimin e radhës ta kenë të hënën. Nga sindikatat thonë se qëndrimet kanë lëvizur nga pika zero, por ende kanë dallime rreth përqindjes së rritjes të pagave. Për sindikatat është e papranueshme që harmonizimi i marrëveshjes kolektive të bëhet në afat prej pesë vitesh, të cilën kërkesë e ka pranuar Qeveria dhe afati është ulur.

Marketing

“Momentalisht nuk është i vogël dallimi. Është ulur periudha transitore, tani Qeveria thotë që për një vit e gjysmë do të marrim atë që po kërkojmë, megjithatë për këto një vit e gjysmë, përqindja për neve është shumë e ulët. Qeveria të hënën do të dorëzojë edhe një propozim që të shohim se a do të mundemi t’i përafrojmë qëndrimet.”, – deklaroi kryetari i SPAOGJS-së, Tërpe Deanoski.

“Propozimi ynë është modeli i pagës minimale i shumëzuar me koeficientin e kompleksitetit të punës. Propozimi i Qeverisë është paga mesatare e shumëzuar me kompleksitetin e vendeve të punës. Pra, këtu diku jemi me qëndrimet rreth kësaj.”, – theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkovski.

Gjithashtu, sindikatat thonë se është e gabuar edhe metodologjia për rritje lineare të pagave, për të cilin thonë se ka reflektuar edhe Qeveria.