S’ka më fazë të grupeve- Këto janë ndryshimet që do të bëhen në Ligën e Kampionëve që nga sezoni i ardhshëm

Kompeticioni më i rëndësishëm në botë Liga e Kampionëve nga sezoni i ri 2024/25 nuk do të ketë më fazë të grupeve.

Marketing

Që shumë vite, në Ligën e Kampionëve kanë qenë tetë grupe me nga katër skuadra, që nënkupton se 32 skuadra do të “luftonin” për titullin e kampionit të Evropës.

Megjithatë, UEFA ka ndryshuar këtë sistem duke e rritur numrin në 36 sosh, andaj edhe faza e grupeve do të zëvendësohet me të ashtuquajturën “faza e ligës”.

Secila skuadër do t’i zhvillojë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafir, që është një më shumë se ato që realizoheshin në fazën e grupeve.

Skuadrat që renditen në pozitat 1-8 do ta sigurojnë direkt kualifikimin për raundin e 16-të më të mirëve, kurse ato që renditen në pozitat 9-24 do të përballen me njëra tjetrën në një play-off nokauti.

Kurse, skuadrat që do të renditen 25-36 do të eliminohen përfundimisht nga kompeticioni.

E njëjta do të ndodhë edhe me kompeticionet e tjera si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, vetëm se te kjo e fundit secila skuadër do t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje në fazën e ligës. https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1764606719785869424?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1764606719785869424%7Ctwgr%5E021ac35b28694f17d9b8c7f24e3a75206b8e2c13%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fska-me-faze-te-grupeve-keto-jane-ndryshimet-qe-do-te-behen-ne-ligen-e-kampioneve-qe-nga-sezoni-i-ardhshem%2F