“Unë nuk dua që pagat e tyre të rriten me 3 për qind, unë dua që pagat e tyre të rriten me 30 për qind që nesër nëse kjo do të ishte e mundur. Mirëpo, ajo që kemi trashëguar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës është një buxhet njëvjeçar që është shpenzuar në gjysmë viti, paga të pasigurta për mësuesit, për profesorët, u përballa me një vrimë të madhe, bursa të papaguara, ndihma financiare për student të papaguara, tekste dhe lëndë të pasiguruara prej disa vitesh, transport të papaguar”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.