S’ka surpriza, zgjidhet trajneri i muajit në Premier League

Jurgen Klopp ka fituar çmimin si trajneri më i mirë i muajit shtator në Premier League. Liverpool në shtator luajti 3 ndeshje dhe i ka fituar që të gjitha. Kësisoj, Klopp ka fituar garën me menaxherët e tjerë, duke dalë në krye.

Marketing

Kujtojmë që deri më tani, Liverpool i ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit. 8 takime, 8 fitore dhe 24 pikë, e mbajnë skuadrën e kuqe në vendin e parë, me 8 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Marketing