S’ka vazhdim të armëpushimit, rinisin sulmet mes Hamasit dhe Izraelit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se kanë rifilluar luftimet me Hamasin në Rripin e Gazës.

Marketing

Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Hamasi ka hapur zjarr ndaj tyre, duke shkelur kështu kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

Ndërsa, ministria e Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se Rripi jugor i Gazës është goditur nga disa sulme ajrore, shkruan BBC.

Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi tha se nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Rafah në Gazën jugore kanë mbetur të vrarë gjashtë palestinezë, ku në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Pavarësisht se luftimet kanë rifilluar, zyrtarët palestinezë i kanë thënë BBC-së se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim po vazhdojnë.

Kujtojmë se në shtatë ditët e fundit ka pasur një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit, armëpushim ky që ka skaduar sot në orën 05:00.